Urimi i veçantë i Tolgahan për Almedën në përvjetorin e pestë

Sot çifti i ëmbël Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi-Sayisman festojnë përvjetorin e pestë.
Kështu, Tolga dhe Almeda kanë përzgjedhur fjalët më të ëmbla për ta uruar njëri tjetrin.
“Dashuria ime, nëna e pasurive të mia më të çmuara, shoqja ime e jetës, urime 5 vjetori i martesës sonë. Shpresoj të kemi edhe shumë vite bashkë! Të dua shumë”, ka shkruar Tolgahan.
Edhe Almeda uroi bashkëshortin përmes Instagramit.
“Urime përvjetorin e pestë dashuria imë”, ka shkruar ajo.
Çifti janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze./21Media

Back to top button