Kaloni te përmbajtja kryesore

Ursula von der Leyen mbërrin sot në Tiranë, takon Presidentin Begaj

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mbërrin sot në Tiranë në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.

Zyra e shtypit e Presidencës bën të ditur se Presidenti Bajram Begaj do të presë sot rreth orës 15:30 Presidenten e KE-së

Begaj dhe Von der Leyen do të zhvillojnë takimin në ambientet e Presidencës.

Në Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet nesër në Tiranë do të marrin pjesë të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button