Ushqimi kosovar në zemrën e diplomacisë, flija e preferuara e Rohdes

Ambasada Gjermane në Kosovë i ka bërë një promovim ushqimit tradicional të Kosovës.
Ambasada ka postuar në Facebook një video ku ka ndarë ushqimet kosovare që i preferojnë diplomatët e saj.
E e preferuara e ambasadorit Jorn Rohde është flija.
“Ekipi ynë i Ambasadës, përfshirë ambasadorin Rohde, është i lidhur me kuzhinën kosovare! Nga qebapat që të shkojnë lëng për goje deri te flija e shijshme, zbuloni pesë gatimet tradicionale lokale të preferuara të kolegëve tanë”, thuhet në postimin e ambasadës./21Media