Ushtarët e FSK-së që do të shërbejnë jashtë vendit do të kenë sigurim shëndetësor

Me miratimin e Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë Jashtë Vendit, ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët do të shërbejnë jashtë vendit do të kenë të rregulluar çështjen e sigurimit shëndetësor dhe përkujdesin ndaj familjes së tyre përgjatë misionit.Kështu bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Si asnjëherë më parë ushtarakët tanë kanë marrë pjesë në qindra misione jashtë vendit, tani me miratimin e Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë Jashtë Vendit kemi krijuar dhe bazën ligjore përmes së cilës rregullohen procedurat e dërgimit dhe tërheqjes së ushtarëve tanë në operacione ndërkombëtare humanitare, misione paqeruajtëse, stërvitje dhe ushtrime të tjera ushtarake përkrah shteteve partnere, e po ashtu kemi rregulluar dhe çështjen e sigurimit shëndetësor për secilin ushtar në shërbim jashtë vendit, si dhe për kujdesin ndaj familjes së tyre përgjatë misionit”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Në fund ka thënë se janë të përkushtuar për të mbushur të gjitha standardet për të qenë shtet anëtar i NATO-s./21Media

Back to top button