Ushtarët gjermanë patrullojnë në veri të Kosovës, KFOR ndan pamje

KFOR ka publikuar fotografi nga patrullimi i ushtarëve gjermanë në komunat në veri të vendit.

Në njoftimin e KFOR’it thuhet se përmes këtyre aktiviteteve personeli është vazhdimisht i informuar për situatën në terren dhe kontribuon në ruajtjen e stabilitetit në të gjithë rajonin, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë banorët e Kosovës.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse në fushën e sigurisë”, thuhet në njoftim.

Back to top button