Ushtarët turq të KFOR-it nisen drejt Kosovës

Një grup i ushtarëve turq të misionit KFOR janë nisur të dielën drejt Kosovës pas rritjes së tensioneve në veri.

Forcat e KFOR-it janë duke ruajtur objektet e tri komunave në veri të Kosovës tash e një javë, pas protestave të dhunshme. Të hënën pati edhe përplasje mes protestuesve të dhunshëm serbë dhe forcave të KFOR-it ku u lënduan mbi 30 ushtarë të KFOR-it.

NATO ka vendosur ta forcojë misionin e KFOR-it me 700 trupa shtesë, ndërsa është vendosur një batalion tjetër në gatishmëri po ashtu.

“Pas ngjarjeve që ndodhën në Kosovë, një batalion i lidhur me Komandën tonë të Brigadës 65-të të Mekanizuar të Këmbësorisë, që më parë ishte caktuar në Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR), si njësi rezervë. Kërkesa për t’u dërguar është bërë nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s”, është thënë nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Transferimi i njësisë është bërë nga Kazerma “Sultan Murat”.

Back to top button