Ushtari ukrainas: Ne në thelb jemi të vdekur..
Kjo ishte një konferencë e jashtëzakonshme për shtyp, e transmetuar drejtpërdrejt në internet nga një bunker në punimet pjesërisht të shkatërruara të çelikut Azovstal.
Së pari, kapiteni Svyatoslav Kalina Palamar, zëvendëskomandanti i regjimentit Azov, tha se ata ishin nën bombardime intensive ruse.
Ndërsa qindra civilë ishin evakuuar ditët e fundit, ai tha se kishte një numër të madh viktimash në të gjithë kompleksin e përhapur, si civilë ashtu edhe ushtarakë.
Një tjetër luftëtar, nëntoger Illia Samoilenko, foli më pas për gati dy orë. Ai filloi duke kritikuar ashpër “qeverinë”, pa dhënë detaje, duke shtuar se kishte lënë 25 mijë njerëz “të vriteshin nga ushtria ruse” në qytet, një shifër që nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.
“Askush nuk e priste që ne do të zgjasim kaq gjatë dhe ne jemi ende duke qëndruar, ne ende po mbajmë. Qeveria jonë në fakt dështoi në mbrojtjen e Mariupolit. Dështoi në përgatitjen”, ka thënë ai.
Nënkoloneli Samoilenko tha se nuk mund të jepte detaje se sa luftëtarë ishin ende të strehuar në vend, por tha se rreth 200 ishin plagosur.
Rusia, forcat e së cilës po rrethojnë uzinën, ka thënë se mund të pajtohet me evakuimin e luftëtarëve nëse ata dorëzojnë armët, diçka e refuzuar nga nënkoloneli Samoilenko.
“Dorëzimi për ne është i papranueshëm sepse nuk mund t’i bëjmë një dhuratë kaq të madhe armikut. Ne jemi në thelb njerëz të vdekur. Shumica prej nesh e dinë këtë. Kjo është arsyeja pse ne luftojmë kaq pa frikë”, shtoi ai./21Media