Ushtria e Ukrainës tha se rusët po përforcohen për sulm të ri në Sloviansk

Ushtria ukrainase informoi se njësitë ruse janë duke u përforcuar në afrimet në Sloviansk dhe kanë pasur “sukses të pjesshëm” në luftimet e vazhdueshme në qytetin lindor.
Shtabi i Përgjithshëm tha të premten se forcat ruse po përgatiten të rifillojnë një ofensivë ndaj Slovianskut. Kramatorsku fqinj është zona më e madhe urbane në Donetsk ende nën kontrollin e Ukrainës.
Ai tha se rusët po përqendrojnë një forcë deri në 20 grupe taktike batalioni në zonë. Rusët ishin përpjekur të nisnin një sulm në dy qytete në veri dhe veriperëndim të Slovianskut – Barvinkove dhe Sviatohirsk – por kishin qenë të pasuksesshëm, bëri të ditur Shtabi i Përgjithshëm.
Është e paqartë nëse rusët kanë marrë territor të mëtejshëm në lindje të Slovianskut pasi kanë fituar kontrollin e qytetit të Lymanit në fund të muajit të kaluar. Pala ukrainase ka deklaruar se forcat ruse kanë përdorur artileri në dy zona më afër Slovianskut – Shchurove dhe Brusivka, shkruan CNN
Në Severodonetsk, Shtabi i Përgjithshëm tha se betejat vazhdojnë: “Nën mbulimin e zjarrit të artilerisë, [rusët] sulmuan zonat e banuara në pjesën lindore të qytetit. [Armiku] ka sukses të pjesshëm.”./21Media

Back to top button