Ushtria ruse arreston 400 demonstrues ukrainas
Sipas burimeve ukrainase, ushtria ruse ka arrestuar më shumë se 400 ukrainas që po protestonin kundër pushtimit rus të rajonit Kherson në jug të vendit.
“Garda Kombëtare Ruse ishte vendosur atje dhe bëri më shumë se 400 arrestime të paligjshme të qytetarëve ukrainas”, tha Shtabi i Ushtrisë së Ukrainës në Facebook.
Komisionerja për të drejtat e njeriut në parlamentin ukrainas, Lyudmila Denizova tha se forcat ruse kishin kapur një qendër paraburgimi të pashfrytëzuar ku mund të mbaheshin ukrainasit e arrestuar./21Media