Kaloni te përmbajtja kryesore

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 62-vjeçari

Një 62 vjeçar, me inicialet Gj. Gj u arrestua sot në Mirëditë, pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Policia informoi se gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu, me leje dhe një sasi municioni luftarak.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve ne Komisariatin e Policisë Mirditë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. Gj., 62 vjeç banues në fshatin Gëziq, Mirditë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, shtetasja F. Gj., se 62-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj saj. Shtetases F. Gj. iu lëshua urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes.”, bëri të ditur Policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button