Ushtronin kundërligjshëm aktivitetin e lojrave të fatit, tre persona u proceduan penalisht

Policia e Shtetit Shqiptar sot ka informuar se janë goditur dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojrave të fatit online, me ç’rast janë proceduar penalisht tre persona.
“Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët proceduan penalisht shtetasit G.C., 52 vjeç dhe N.K., 51 vjeçe, të dy banues në lagjen “Uznovë”, Berat, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit në pronësi të shtetases N.K, u konstatua se ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online, shtetasi G.C. G.Gj., 32 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Berat, pasi gjatë kontrollit në lagjen “Kushtrim”, Berat në lokalin Bar-Kafe, i paregjistruar si subjekt tregëtar, ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online.”, ka informuar policia.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 aparate celularë, të cilët dyshohet se kanë shërbyer për vendosjen e llotove të sportit.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme./21Media

Back to top button