“Ushtrues detyre”, Krasniqi definon Qeverinë Kurti

(Lajm i përditësuar)
“Ushtrues detyre”, Krasniqi definon Qeverinë Kurti
Kryetari i Partisë Demokratike kritkoi Qeverinë Kurti për siç tha nuk ka emëruar kryeprokurorin , por që këtë post e ka lënë në ushtrues detyre
“Qysh mundet me funksionu vendi pa kryeprokuor.. gjysma e qeverisë është me ushtrues detyre, nëse ka një togfjalësh që e definon qeverinë është ushtrues detyre”, tha ai.
“Ëndërr me sy çelë”, Krasniqi ironizon me slloganin ‘500K’, kërkon ‘falje’ që nuk mund t’ia plotësojë dëshirën Kurtit
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi në emisionin “Click” në RTV21 tha se partia që ai udhëheq po ofron program për qytetarët për dallim nga Vetëvenedosja që po kërkon 500 mijë vota.
Kur u pyet se a do t’i arrijë 500 mijë vota VV-ja, Kurti qeshi.
“ Është e drejt e gjithësecilit me ëndërru , në po punojmë të i realizojmë ëndrrat e qytetarëve të Kosovës por këtë ëndërr s’mundemi me ia realizu po me vjen keq më së pari mendoj se është e dëmshme”, tha ai
Ai u shpreh optimist se PDK do të vijë në pushtet, duke thënë se tubimet siç i quajti ai masive i japin shenjë për fitore
“Kjo është e papranueshme”, PDK me fjalë të mëdha , befason me premtimin për arritje të njohjes reciproke me Serbinë

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi u shpreh i bindur se do të jenë në pushtet. Ai në emsionin “Click” në RTV21 tha se do ta marrin përsipër që të arrihet marrëveshja e ndërsjelltë me Serbinë.
Derisa për Asociacionn tha se për PDK-në drafti aktual është i papranueshëm.
“PDK-ja qat draft nuk e mbështet , por fatkeqësisht ai draft ka ardhë për shkak të mosguximit dhe impotencës së kësaj qeverië për ta shkruar një draft , kanë mujt me shkru vet edhe me thënë qeky është pozicioni jonë ne e kemi bërë të qartë”, tha ai.
Më tej Krasniqi shtoi se si PDK nuk kanë ndonjë draft për Asociacionin, por tha se Kosova ka kapacitete të mjaftueshme për ta bërë një gjë të tillë
Krasniqi: Veriu nuk duhet të bëhet mjet propagande
Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi në emisionin “Click” në RTV21 tha se veriu nuk duhet të politizohet. Ai akuzoi partinë në pushtet se po e bën mjet propaganda gjë që sipas tij nuk do të duhet të ndodhte.
“Unë jam kundër politizimi Qeveria në Gjilan flet për very ata pritshin”, tha ai duek shtuar se kryetarët e komunës në Zveçan dhe në Zubin Potok për të cilët I kanë mundur vet qeverinë.
PDK do të kërkojë përfshirjen e SHBA-së në dialog, Krasniqi: Kurti na solli marrëveshje të pjesëshme
Lideri i PDK-së Memli Krasniqi në emisionin “Click” në RTV21 tha se nevojitet një resetim i dialgut Kosovë- Serbi.
“Më së pari përfshirjen e SHBA-ve përnjëmend jo si dy adresa të ndame po në një tavolinë , kjo ka qenë pak sfiduese në kohën e administratës së kaluar sepse duket se ka pasur një diskrepancë mes qasjes amerikane dhe evorpiane, unë besoj që roli jonë si qeveri është më kërku një bashkërendim sepse insistimi dhe qasja e drejtpërdrejt amerikane e ndihmon këtë proces me përshpejtu, qëllimi Iiprocesit është me u rikthy në tavolinë diskutimi për marrëveshjen gjithëpërfshirëse përfundimtare, sepse kjo çka na ka sjell zotëri Kurti është një marrëveshje përsëri e pjesëshme e përkohëshme dhe nuk e ka në fokus njohjen e ndërsjelltë, por autonominë.
Ai shtoi se duhet të kthehet mirëbesimi ndaj qeverisë së Kosovës. Krasniqi tha se më afër marrëveshjes së ndërsjelltë ka qenë në vitin 2020 se sa aktualisht
Krasniqi thotë PDK e ka qasjen me BE-në më të mirë se krejt partitë tjera bashkë
Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi është pyetur edhe lidhur me sanksionet e Bashkimit Evropian për Kosovën.
Sipas tij kryeministri Kurti nuk ka bërë asnjë takim me ndonjë zyrtar të BE-së për tërhejqene masave.
“unë personalisht kam shku në zyrën e komisionierit Varilhey , ai ka qenë njeriu përgjegjës kryesor që na i ka vendos masat jo Borrelli..neve na akuzuan këta po thojnë mos i hjekni masat a na me zotëri Nikajn kemi shkuar i kemi thënë zotëri kot i keni qit këto masa mos na dëmtoni si qytetar se këto raportet e juaja problemet që i keni me qeverinë mos i dëmtoni qytetarët”, tha Krasniqi duke shtuar se në Bruksel ka qenë më shumë se një herë.
“Besoj që më shumë se unë në Bruksel ka qenë veç Bislimi se ai ka pasë me u taku me këta të Serbisë, nuk e ka qit rruga shpesh, pse po ta përmendi këtë, sot PDK qasjen dhe aksesin me BE-në e ka më të mirë se sa krejt partitë tejra bashkë , sepse dy pozicionet më të rëndësishme për Kosovën në vend të Borrell është Kaja Kallas, ish kryeminsitrja estoneze dhe në vend të Oliver Varilehy si komisioner për zgjerim është Martha Koss, dhe këto dy zonja të nderuara vijnë nga familja jonë politike e ku PDK është me të drejta të plota.”, tha ai.
Ai shtoi se kanë komunikim në këto dy adresa dhe tha se kanë të lehtë më kërku mbëstjetjen e tyre.
“I vetmi kryeministër që i ka dyert e mbyllura në Shtëpinë e Bardhë”, Krasniqi optimist se PDK do të rregullojë raportet me SHBA-në

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi në intervitën për RTV21 foli edhe për raportet e Kosovës më Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht pas ardhjes së administratës Trump.
Ai e cilësoi si marrëdhënie të keqe të Kosovës me Amerikën .
“Po frikësohemi që po përkeqësohet, gjatë administratës Biden ka degraduar raporti i Kosovës me SHBA-në dhe kjo është evidente është thënë nga ambasadorët , nga vet zyrtarët e SHBA-së dhe është për keqardhje sepse nëse ka ndonjë raport që Kosova duhet me ruajt me ndërkombëtarët është me SHBA-në . Potenciali me i rregullu ka ekzistu , kërkesat edhe qasja kanë qenë, por ne të gjithë e dijmë që ky ka qenë kryeministri i parë e shpresojmë të jetë i fundit që e ka pasur derën mbyll në Shtëpinë e Bardhë, krejt kryeministrat paraprak kanë shku së paku një herë në vjet…vetëm Kurtin nuk e kemi parë ta ketë një takim të vetëm në Shtëpinë e Bardhë dhe kjo është keq për Kosovën.” , tha Krasniqi.
Derisa shtoi se gjendja aktuale mund të ndikojë edhe në vijim në raportet me SHBA-në.
“Qasja e kryeministrit edhe partia e tij e kemi thënë edhe publikisht edhe privatisht nuk është e duhura , kush jemi ne me u bë palë e zgjedhjeve të Amerikës bre, çka na hyn në punë neve me i bë fushatë këtij ose atij, e tash kur i sheh duke deklaru të kundërtën e asaj çka e kanë bë. Për mua ka qenë e papranueshme me dëgju se qysh neve na paskan degradu qeveritë demokrate, tash po doni me ja cingëru Trumpit, tash edhe deklarat që i keni dhënë për Trump dhe zyrtarët e tij edhe ato nuk ndyrshojnë, këtu është çështja , nuk kemi ne lluks kur jemi në pushtet dhe udheqësi me mbajt anë, ne duhet me i këqyr interesat tona dhe interesat tona nuk projektohen pa mbështetjen e SHBA-vë. Unë jam optimist se qeveria e ardhshme do të udhëhiqet prej nesh edhe raportet tona janë të jashtëzakonshme me të dy partitë, ne kemi pasur gjithmonë akcent bilateral.”, tha Krasniqi.
“Këtu ka diçka”, Krasniqi hedh dyshime “për lidhjen e hershme të qeverisë me maifinë energjetike të Ballkanit”
Lideri i PDK-së në studion e emisionit “Click” në RTV21 duke folur për projektet për energjinë elektrike tha se Contour Global është tërhequr nga Kosova për shkak të qeverisë Kurti.
“E kanë fitu edhe arbitrazhin dhe i kanë marrë edhe 20 milionë euro prej qytetarëve të Kosovës”, tha Krasniqi.
Kur u pyet se anëtarët e VV-së që kanë thënë se Contour Global është tërhequr para qeverisjes Kurti, ai mohoi këtë gjë.
“Është shumë e lehtë në Google me shkru , del se kryeministër ka qenë Albin Kurti dhe ata e citojnë mungesën e sigurisë në raport me këtë qeveri dhe këta e kanë bërë të qartë , shikoni kanë me kalu kohë e kemi me i kuptu të gjitha , me kalimin e viteve afera Krasniqi, Berisha e tjera e kam pa që ndërlidhja e Vetëvendosjes me energjinë ka qenë më e hershme, arsyet mund t’i kuptojmë ose jo, por dyshime kam shumë sepse këta kanë qenë kundër projektit ‘Kosova e Re’ kanë qenë , kundër projektit për energji të ripërtitshme, diqysh kanë qenë për me mbajt status quo-n, e kjo ka qenë e ndikume prej mafisë energjetike të ballkanit përmes këtyre shti-blerësve të rrymës së rajonit ku ende ambasadori i Kosovës tash në Kroaci ka pasur një rol të drejtpërdrejt”,tha Krasniqi.
Krasniqi me plot siguri premton kthimin e projektit të gazit amerikan
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tregoi programin e subjektit politik që ai drejton për energjinë.
Ai foli për deklaratat e tij lidhur me çështjen energjisë elektrike në vitin e par të qeverisjes së VV-së. Krasniqi tha se atëherë mendonte se qeveria nuk kishte përvojë andaj po gabonte në lidhje me energjinë elektrike, por tani tha se ka ndryshuar mendim.
“Unë mendoj që e kanë bërë me sherr sepse atëherë më vonë dolën aferat e Martin Berishajt, dolën aferat e GEN-it të Serbisë, dolën telashet dhe korrupsioni që deri tash është pjesë e hetimeve dhe akuzave me drejtorin e KEK-ut. Dolën të gjitha këto dhe e pashë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme të cilën edhe ne iu thonim se duhet me ndodh për 1, 2 3, arsye që i kishim parimore, këtyre ua krijoi mundësinë për krejt qito keqpërdorime që kanë pasu, edhe për me rritë çmimin e energjisë. Unë atë ditë, para vitit të ri kam thënë keni me rrit çmimin e energjisë për 10- 15% edhe mu ka dukur shumë, këta e kanë rrit 100% niher, tani 15%, kjo është arsyeja që sot faturat e rrymës janë bërë më të larta se këstet e kredive, keq se zgjidhje ka pas “, tha ai.
Sipas tij nuk janë ndërtuar kapacitete. Krasniqi tha se ka pasur kompani që janë interesuar për investime, por janë evituar.
“Po flasim për projekte shumë të rëndësishme, investitori strategjik kur i kryen procedruat ai fillon investimin drejtpërdrejt, sikur këto të kishin ndodhur në vitin 2022 ne sot kishim me pas të kryer një pjesë të këtyre kapaciteteve”, tha Krasniqi.
Më tëj Krasniqi u zotua se zgjidhjet për energjinë elektrike për PDK-në janë të qarta.
“Unë kurrë s’kam me kuptu pse e kanë anulu gazin amerikan , ata duhet me kthy. Është projekt I kthyeshëm, jo nodshta me fondet e MCC sepse ajo ka lëviz këta kanë vendos me ble bateri. Tash unë e kuptoj se është e rëndësishme me pas bateri , por jo pa e pas njëherë sigurinë energjetike…projektin e energjisë me gaz do ta kthejme sepse infrastruktura prej Greqisë nëpër Maqedoni me ardh në Kosovë realizohet..projketet e energjisë së ripërtitshme duhet me i liberalizu, është një rast psh Qyqavica projekti silet 5 vitet e fundit në qeveri po flasim për 100 milionë euro në qeveri.”, tha Krasniqi duke shtuar se nuk e përjashton as qymyrin
“Tash mundohet me ia cingëru telefonin kapak Trumpit”, Krasniqi flet për Marrëveshjen e Washingtonit

Lideri i PDK-së në emisonin “Click” në RTV21 foli edhe për Marrëveshjen e Washingtonit. Ai u pyet se a do ta mbështesin nëse administrata Trump do ta rikthente prapë në skenë.
“Qëndrimi jonë për Marrëveshjen e Washingtonit ka qenë pa ekuivoke , ne kemi thënë që në momentin kur t’i hyn në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë edhe Presidenti i Amerikës është aty edhe e qet nënshkrimin duhet me lyp krejt me kry punën qatu, dhe duke pasur si me thanë informacione ne e dijmë që ka qenë e mundshme me pasë një prej pikave nëse jo në mënyrë eksplicite njohjen e ndërsjelltë, rrugën për të arritur drejt saj edhe mos pengimin nga ana e Serbisë në kuptimin faktik dhe formal të njohjes, ajo s’ndodhi edhe ne ndoshta prisnim që të ishte e mundshme. Dhe e dyta ka pasur të bëjë me çështjen e Ujmanit se si duhej të zgjidhej..por ka qenë e rëndësishme tash kur ndalemi me u kthy në retrospektivë e ka prodhuar së paku njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana Izraelit që askush tjetër s’ka mujt me arrit e skishim mundur as ne vet asnjëherë”, tha ai.
Më tej ai tha se kjo marrëveshje është konsideruar si valdie edhe nga administrada Biden.
“Vetëm për Kurtin s’ka qenë valide… tash mundohet me ia cingëru në telefon kapak po s’di a iu lajmërohen se kaniher është shumë vonë , por kjo ka qenë marrëveshja të cilën Kurti e ka ciëlsuar se ka thika në hartë.”, tha ai
“Duhet dora e PDK-së këtu për me kry”, i pari i PDK-së me premtim të madh për autostradat
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi në emisionin “Click” në RTV21 premtoi se do t’i përfundojnë autostradat të cilat ende nuk janë përfunduar.
“ E para e punës ne do t’i përfundojmë këto ekzistueset , sepse po duket që pa qenë dora e PDK-së këto rrugë nuk po do më i përfundu kërkush, po me vjen keq, nuk dëshiroj me tingëllu arrogant, po nuk ka arsye që mundet me ma dhënë dikush se pse nuk është përfundu rruga për Gjilan, s’ka asnjë arsyetim 40 km se di a i kanë kry për 4 vjet, në anën tjetër e ke rrugën për Podujevë është e tmerrshme , e çuditshme qysh nuk ka përfundu rruga për në Mitrovicë , për në Pejë, këto ju siguroj se për 2 vjet janë tema të kaluara po me vjen keq që nuk janë përfundu , disa prej tyre kanë fillu edhe në kohën tonë nuk kanë përfundu , problem, problem, por zgjidhje ka më shumë se probleme.”, tha Krasniqi duke shtuar se fokusi do të jetë edhe në rrugët rajonale dhe ne infrastrukturën hekurudhore.
Krasniqi kritikon qeverinë për 100 eurot: Na kryjmë punë , këta s’kanë arritë me shpenzu buxhetin
Kreu i PDK-së në emisionin “Click” në RTV21 kritkoi Qeverinë për siç tha mos arritjen e shpenzimit të buxhetit. Ai premtoi se buxheti vjetor do të rritet .
“Planifikimet tona janë të mjaftueshme sepse shiko dallimet me këtë qeveri janë se na kryjmë punë , këta kanë fjalë këta s’kanë arritë me shpenzu buxhetin. Sot, në vitin e kaluar që këta sot krenohen dhe thojnë që e kemi shpenzuar në investimet kapitale që gjysmën e kanë shpenzu në komuna që si ka qeveria aktuale, kanë mbërri minimalisht në nivelin që ne e kemi bërë para 15 vjetësh , ama dallimi është i madh sepse kjo përqindje është dyfisht ma e vogël se sa përqindja e zbatimit në atë kohë.”, tha Krasniqi.
“Nuk kanë pasë performancë, ju e dini që përqindjet e buxhetit janë arritur duke marrë të hyrat e pa shpenzuara për me ia dhënë njerëzve nga 100 euro dhe i kanë shpërndarë 120 milionë euro në fund të dhjetorit që nuk e kanë ndihmu ekonominë “, tha ai.
PDK pretmon lehtësira për bizneset dhe ndryshimin e ligjit për tatimin në pronë
Derisa në emisionin “Click”në RTV21 lideri i PDK-së Memli Krasniqi foli për programin për zgjedhjet e 9 shkurtit, ai u pyet se a do të jetë i mjaftueshëm buxheti 3.6 miliardë euro për këtë vit,.
Ai tha se do të ketë lehtësime për bizneset.
”Ne do t’ia lehtësojmë bizneseve , do te ketë lehtësime për tatime të bizneseve, në shuma të caktuara. Do ta ndryshojme tatimin në pronë sepse ligji aktual është penalizues. Bizneset do t’i lehtësojmë, ne çka kemi bërë në vitet 2008-2014 edhe vitet me herët kemi ulë tatimet dhe kemi rrit të hyrat”, tha ndër tjera Krasniqi.
Ai tha se synojnë t’i ndihmojnë bizneset për të ia përmirësuar gjendjen e punëtorëve.
Ai tutje shtoi se ”punëtorët e sektorit privat nuk i kanë të drejtat që duhet me i pas, duhet me pas siguri, paga me të mëdhaja”.
Nga rritja e pagave deri te fondi për sëmundjet, premtimet e PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi në emsionin “Click” në RTV21 tregoi programin e partisë që ai drejton për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai premtoi rritje të pagave, program të gjërë për bizneset, krijim të fondit për sëmundjet e rënda dhe kronike, e po ashtu tregoi edhe planin për diasporën.
”Ne kemi disa shtylla kryesore të programit te Hamzës, ato adresojnë edhe zhvillimin ekonomik mirëqenien e familjes, shëndetësinë, arsimin, të gjtha fushat që jane prioritet për qytetarët. Në sektorin publik do të rriten pagat për 50% në fillim të mandatit, pensionet do të rriten për 70% nuk do të ketë pension me të ulët se 200 euro, familjet e dëshmoreve, veteranët, invalidet e UÇK-se do të kenë rritje në benificonet e tyre për 50 %. Nuk do të pengohen veteranët të punojnë në sektorin privat. Do të kemi një fond të burasve për mandatin 4 vjeçar për 100 milionë euro, 25 milonë euro në vit për të rinjët të Kosovës për të studiuar brenda dhe jashtë Kosovës, mendojmë që do të jetë një fond për 150 milionë euro në vit për barrnat esenciale për sëmundjet kronike dhe sëmundje të kancerit sepse nuk ka gjë ma të rëndë se me pas një sëmundje.. Për bizneset kemi program të gjanë, do të ketë fond të ndarë për t’i mbuluar deri ne 30% te investime nga grandet për investimet, fondi për garancionin e kredive, për sa i përket diasporës kemi nje mërgatë me njerëz të suksesshëm, neve na duhet energjia e tyre dhe do të iu mundësohet lehtësimi për të qenë këtu jo vetëm për të investuar. por edhe për të mësuar prej tyre.”, tha Krasniqi.
Krasniqi me akuza ndaj qeverise Kurti: Hamza është njeriu që i duhet Kosovës
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në emsionin “Click” në RTV21 kritikoi qeverisjen 4 vjeçare të Kurtit duke thënë se nuk ka përmbushur premtimet, madje sipas tij në shumë fusha ka regres.
”Kanë kaluar 4 vite në një qeverisje të VV-së dhe Kurti e me nje pushtet apsolut pa asnjë pengesë nga askush dhe me një mundësi që ta realizojnë të gjitha premtimet dhe ta transferojë shtetin, por kjo nuk ka ndodhur, mbështetjen e kanë pasur, votat po, po nuk ka rezultate në shumë fusha ka regres apo stagnim dhe sot që tablorja është me e qartë. çmimet janë dyfishuar pagat janë mbetur thuajse të njëjta”, tha ndër tjera Krasniqi.
Sipas Krasniqit nuk ka progres as në arsim as në shendetësi, Ai tha se gratë po detyrohen të mos punojnë për shkak se nuk ka çerdhe publike.
Ai lavdëroi kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamzën duke thënë se është njëri që i duhet Kosovës. Përmendi punën e tij si ministër i Finacave të cilën tha se e ka kryer në mënyrë të shkëlqyer, e po ashtu edhe si kryetar i Mitrovicës. Citoi një hulmutim të GAP për të cilin tha se e nxjerr si kryetarin që realizoi 92% të premtimeve.
”Hamza është i ndershem, familjar, profesionist, kompentet e mban fjalën, kudo që ka qenë ka shkëlqyer si minister, si kryetar si drejtor. Bedri Hamza si kandidat besoj shumë se si kryeminister nesër është njeri që i duhet Kosovës, ka fjalë ma pak po ka punë më shumë”, tha Krasniqi.
“Shqiptarizmi a po bashëkpunimi me Beogradin”, Krasniqi i përgjigjet Konjufcës: Vendin do ta udhëheq PDK-ja
Lideri i PDK-së Memli Krasniqi në emsionin “Click” në RTV21 komentoi deklaratën e Galuk Kojufcës nga Vetëvendosje për atë se kush do ta udhëheq Kosovën pas 9 shkurtit “Shqiptarizmi apo bashkëpunimi me Beogradin”.
Krasniqi u shpreh i befasuar me këtë deklaratë, ia tha se ka pritur racionalitet më të madh nga Konjufca.
”Kam besuar qe nuk bie ne nivelin e këtyre qasjeve përçarese nuk është koha me shti pyka mrena nesh mrena qytetareve, shqiptarizmin nuk mundet me mat askush, as Konjufca as asksush tjeter, është një akuzë që i kalon nivelet e pranueshmerisë, ndoshta është pjesë e panikut që e mund ta kenë në këndin e tyre in e tyre për faktin qe po e humbin mbeshtetjen e qytetareve ose spo din cka me bo me marre mbeshtetjen e qytetareve mas 9 shkrutit do të qeverisë PDK-ja me një koalicon të ri besoj”, tha Krasniqi.
Ai tha se nuk do të bie në në nivel të kësaj gjuhe duke iu referuar asaj të Vetëvendosjes, deri sa tha se me 10 shkurt PDK do të ketë festë.
”Do të ketë festë për PDK-në si fituese e zgjedhje, feste për krejt qytetarët”, tha Krasniqi.
Krasniqi: E dhimshme 25 vjet pas çlirimit me pas tendenca denigurese ndaj personaliteteve të UÇK-së
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi në emisionin “Click” në RTV21 komentoi deklaratat anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me njerëzit që ishin në krye të UÇK-së.
Krasniqi tha se njerëzve të cilët kanë qenë pjesë e luftës duhet të iu shprehet mirënjohje.
”E dhimshme 25 vjet pas çlirimit me pas tendecna denigurese ndaj personaliteteve të UÇK-se. Mendoj që lufta çlirimatre është vlera më e madhe e Kosovës. Si parti PDK jemi krenar që jemi pasues të UÇK-së”, tha Krasniqi.
“Lufta është e krejt popullit të Kosovës, kush tenton ta zbeh më shumë e zbeh vetvetën se lavdinë nuk mund të ja humb asnjëherë”, tha ai.
“Nuk shkohet në zemër të Drenicës 30- 40 bodyguardë” Krasniqi thotë se Kurti provokoi situatën në Skënderaj
Kryetari i Partisë Demorkatike të Kosovës Memli Krasniqi komentoi situatën që u krijua në Skënderaj kur Vetëvendosje po mbante tubim elektoral atje. Kurti u prit me protesta, e për këtë partia në pushtet akuzoi PDK-në.
Krasniqi në “Click” të RTV21 tha kjo ishte tendencë e Vetëvendosjes për ta provokuar situatën.
“Është pa vërtetë një lloj tendence për ta provokuar situatën, ishte pamje e keqe që cilido politikan shqiptar me shku ne zemër të Drenicës ne vendin e lavdisë, të sakrificës me dhjetëra e dhjetëra vetura të policisë e me mbrojtje të afërt me 30-40 budigardë, pse është mrena popullit të vet të qytetarët e vet, tubime janë mbajt edhe me herët, pak fyese për qytetaert ne i pezulluam të gjitha aktivitetet për shkak të aksidentit me fatalitet, edhe paritite tjera, përveç VV-së, është e drejtë tyre nuk ka pasur hapësirë për ta tensionuar, tendencë e dështume e pushtetit ta poralizojë situatën”, tha Krasniqi.
Derisa shtoi se nuk i merr për bazë komentet e VV-së lidhur me partitë opozitare.
”Relevenate çka thotë VV nuk e marrë aspak të rëndësishme, me vjen keq prej votuesve që vitin 2021 ia kanë dhënë votën, në mungesë të rezultateve po veprojnë kështu, po përdorin gjuhë te urrejtjes, nuk po e kanë problem as që po dënohen për çdo ditë nga PZAP për gjuhë të urrejtjes nuk e marrë për bazë çka thotë VV preokupimi im janë qytearet”, tha Krasniqi.
“S’është garë për zhurma e bërtima”, Krasniqi thotë se nuk ofendohet nga gjuha e VV-së ndaj tyre
Duke komentuar gjuhën që u përdor gjatë fushatës nga partia në pushtet, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi në emisionin “Click” në RTV21 tha se nuk ofendohet nga kjo gjë. Sipas tij një qasje e tillë e partisë në pushtet është ofendim për qytetarët.
”Unë nuk ofendohem nga ta, ofendimi më i madh është ndaj qytetarëve të Kosovës, në zgjedhje njerëzit dëshirojne t’i shohin oferatat sukseset, rezultatet e atyre që janë në pushtet, nuk është garë për zhurma e bërtima, por garë për 4 vitet e ardhshme. Ka një tendencë nga partia ne pushtet, nga kyreminsitri Kurti që ta polarizojë situatën por ne nuk do të jemi pjesë e polarizimeve. Qyetetarët janë lodhur, aq sa i kam parë në terren”, tha Krasniqi.
Krasniqi thotë se fushata e PDK-së ka energjinë e 2014-ës dhe mbështetje të madhe për Hamzën
Kryetari i Partisë Demokartike të Kosovës, Memli Krasniqi në ”Click” të RTV21 tha se përgatitjet për zgjedhje PDK-ja i ka filluar që nga shtatori.
Sipas tij, organizimi dhe programi garues janë zhvilluar në një mënyrë të strukturuar, dhe ka një ndjesi energjie pozitive në tubime, duke krahasuar këtë periudhë me vitin 2014.
”Fushata ka filluar herët, që nga fillimi i shtatorit kemi qenë me aktivitete. Përgaditjet tona kanë qenë të hershme ne kuptimin e mobilizimit tonë strukturorë, në përgaditjen e programit të kandidatit tonë, Bedri Hamzën. Ka një energji pozitive, tubimet tona na jepin energji, vërehet një dallim nga fushtat tjera ma kujton pak a shumë vitin 2014”, tha Krasniqi.
Krasniqi: Populli i Kosovës nuk ka nevojë për zhurma , por për zgjidhje
Ai tutje u shpreh optimist se zgjedhjet e 9 shkurtit do t’i fitojë PDK-ja.
”Unë jam shumë optimisit e shohë trajektoren rritjes së PDK-së mbështetjes për ne mbështetjes për kandidatin tonë në vazhdimësi, na jep forcë për zgjedhejt e 9 shkurtit”, tha Krasniqi.
”Përvojat e kaluara e kanë vlerën e vetë, qasja jonë është qasja e duhur në raport me qytetarët ne po flasim për të ardhmen nuk po merremi me të kaluarën, ne nuk kemi gjuhë për#arëse, kemi gjuhë unfikuese, jo pse është strategji elektorale, por besojmë në këto parime. Poralizmi i konvenon partisë në pushtet nuk e di pse i konvenon po kështu janë duke bërë fushatë, ne kemi qënduar larg polarizmit, Kosova ka nevojë për zgjidhje jo për zhurmë”, tha Krasniqi./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?