Usyk është kampioni i ri i peshave të rënda në boks

Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk ka shokuar mbrëmë stadiumin “Tottenham Hotspur” ku në meçin për titull të kampionit të botës ka mposhtur boksierin anglez, Anthony Joshua.
Meçi ka zgjatur 12 raunde, ku në shumicën nga to dominues ka qenë ukrainasi Usyk.
Në raundin e 12, Usyk ka lëshuar disa goditje të forta në Joshuan, duke bërë që këtij të fundit t’i nevojitet edhe ndihma nga stafi mjekësor.
Oleksandr Usyk tani është kampioni i ri i botës në peshat e rënda WBA.

Back to top button