Kaloni te përmbajtja kryesore

Usyk fitoren ia kushton vendit të tij

Oleksandr Usyk ”e ka shpallur presidentin rus Vladimir Putin ‘të dobët’ pas fitores së tij ndaj Anthony Joshuas.
35 vjeçari ia kushtoi fitoren e tij vendit të tij dhe i kërkoi botës të hapte sytë ndaj tmerreve që po ndodhnin në duart e pushtuesve.
“Gjithçka që ai bën është vetëm për të treguar se është i fortë, por nuk është. Ndryshe nuk do të tregonte sa i fortë, sa i madh është. Në realitet, ai është shumë i dobët”, ka thënë Usyk.
Usyk, i cili ruajti rripat e titullit botëror me fitoren e tij në Jeddah, la të kuptohej se fitorja ishte vendimtare për vendin e tij dhe duke siguruar që bota të mbetet e vetëdijshme për atë që po ndodh në të gjithë vendin.
“Kjo luftë ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin tim, ekipin tim dhe për mua. Kam boksuar për të gjithë vendin dhe gjysmën e botës”, ka thënë Usyk./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button