Uta Ibrahimi përfundoi ngjitjen e saj të radhës me sukses
Alpinistja kosovare, Uta Ibrahimi përfundoi edhe ngjitjen e saj të radhës. Ajo i ngjiti tri ngjitje rradhazi ne Himalayat e Pakistanit. Filloj me Nanga Parbat ne lartesi prej 8126 vazhdoi me Broud Peak me lartesi 8051 dhe e permbylli me “Malin Vdekjeprues” K2 I cili sic e potencoi ajo ishte mali me teknik I ngjitur nga ana e saje deri me tani.
“Le të shprehim nderimet tona dhe të falënderojmë Uta Ibrahimin për vullnetin, guximin dhe përkushtimin e saj të palëkundur. Ajo na tregon se asgjë nuk është e pamundur kur ndjekim ëndrrat tona me vendosmëri dhe përpjekje të palodhshme. Kjo histori frymëzuese do të mbetet një shembull i mrekullueshëm për të gjithë ne”, thuhet në njoftimin e bërë për media./21Media