Uthullën e mollës përzieni me këta dy përbërës për ta larguar pluhurin nga shtëpia

Ekziston truk i shkëlqyeshëm se si të arrini që pluhuri të mos grumbullohet aq shpejt – lyeni sipërfaqen me këtë përbërje dhe rezultati do t’ju ngazëllejë
Pastrimi i pluhurit për shumicën e njerëzve është ankth i vërtetë pikërisht për atë që shumë shpejt sërish shtresohet, dhe duket sikur nuk keni pastruar fare.
Epo ekziston një truk i shkëlqyeshëm se si të arrini që pluhuri të mos grumbullohet aq shpejt – lyeni sipërfaqen me përbërjen e uthullës së mollës dhe glicerinës.
Përbërësit e nevojshëm:
– 1 litër ujë
– 1 lugë uthull molle
– 1 lugë glicerinë
Procedura:
Përzieni mirë ujin, uthullën e mollës dhe glicerinën.
Lëngun qiteni në leckë pambuku dhe me të lyeni mirë të gjitha sipërfaqet.