Uzuni shënon gjashtë gola kundër Hatvanit
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë Myrto Uzuni ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme për skuadrën e tij Ferencvaros në sfidën e vlefshme për Kupën e Hungarisë ndaj Hatvanit.
Uzuni ka realizuar hiq më pak se gjashtë gola brenda 90 minutave të kësaj ndeshje të cilën Ferencvarosi e fitoi me rezultat të thëllë 9-0.
Uzuni golat e tij i shënoi në minutat 34,40,50,59,76 nga penalltia dhe 82.