Kaloni te përmbajtja kryesore

Vrasja e policit në Kaçanik, i dyshuari ende në arrati

I dyshuari për vrasjen e policit mbrëmë në Kaçanik gjendet në arrati. Këtë për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Polici u vra të martën rreth orës 23:00 në hyrje të ndërtesës në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik

“Viktima është një pjesëtar i Policisë së Kosovës. Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”,  njoftoi policia mbrëmë për portalin rtv21.tv/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button