Vajza e Jakup Krasniqit: Ditën kur u arrestua la në shtëpi pesë anëtarë, sot e presin dhjetë

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi në urimin e saj për lindjen e nipit, ka shturar se nëntorët për familjen e tyre u zbehën pesë vite më parë, por këtë vit iu shtua një gëzim i madh.
”Nëntorët për ne u zbehën pesë vite më parë, por këtë vit, bashkë me madhështinë e festave, familjes sonë iu shtua edhe një gëzim i madh, erdhi në jetë nipi ynë, Gegë (Altin) Krasniqi. Babi dhe gjyshi ynë i dashur jeton me zemrën plot, sepse ndonëse ditën kur u arrestua la në shtëpi pesë anëtarë, sot e presin krahëhapur dhjetë.
Mirë se erdhe, Gegë i dashur! U bëfsh plak me mjekër dhe jetofsh sa malet e Shqipërisë!”, ka shkruar Gresa.