Vajza e Jakup Krasniqit: Pres gjykim të drejtë

(Lajm i përditësuar)
Derisa ish-zëdhënësi i UÇK-së Jakup Krasniqi ndodhet në sallën e gjyqit në Gjykatën Speciale, vajza e tij, Gresa i është bashkuar diasporës shqiptare në protestën në mbështetje të të akuzuarve.
Ajo i ka thënë se është në pritje të një gjykimi të drejtë.
“Pres një proces te drejtë, shpresoj që do të jetë një proces i drejtë dhe sa me shpejtë të përfundojë”, ka thënë vajza e Jakup Krasniqit.
Gresa Krasniqi thekson se sot ka emocione dhe ndjenja të përziera.
“Ndjenja të përziera, emocione të përziera, megjithatë jam shumë e lumtur që sot gjendem këtu në mesin e shume bashkatdhetarëve të cilët kanë ardhur nga vende të ndryshme të Evropës që të bashkëndjejnë për ne dhe të mbështesin çlirimtarët për të cilët sot ka filluar gjykimi”, theksoi ajo.
Derisa ka filluar gjykimi në Speciale, disa kilometra larg janë mbledhur shqiptarë nga diaspora në një protestë paqesore me qëllim që të tregojnë mbështetjen e tyre për të akuzuarit.
Protestës i janë bashkuar edhe familjarë të të akuzuarve, djali i Kadri Veselit, i Hysni Gucatit e të tjerë.
Edhe vajza e Jakup Krasniqit në mesin e protestuesve në Hagë
Edhe vajza e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqit, Gresa po merrë pjesë në protestën në Hagë që po mbahet kundër gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale të Hagës.
Gresa në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi nga atje ku ka treguar grumbullimin e njerëzve.

Djali i Kadri Veselit në mesin e protestuesve në Hagë
Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur seanca e parë gjyqësore ndaj ish-krerëve të-së.
Afër selisë së Hagës një grumbull i personave janë mbledhur për të protestuar kundër gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale të Hagës.
Në mesin e shumë protestuesve në Hagë, ndodhet edhe djali i Kadri Veselit, Klestori.

Dje në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë është mbajtur ”Marshi për Drejtësi”. Marshi ka filluar nga ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe ka vazhduar në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.
Ky marsh solidarizues ishte në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë./21Media