Vajza e Jakup Krasniqit: Të adhuroj buzëqeshjen dhe kravatën me shqiponja

Të hënën ka nisur gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë në mesin e tyre edhe ndaj Jakup Krasniqit.

Gresa, vajza e Jakup Krasniqit, e ka komentuar sot paraqitjen e babait të saj në seancën e parë gjyqësore në kuadër Gjykatës Speciale të Hagës.

“Të adhuroj buzëqeshjen dhe kravaten me shqiponja që me aq krenari i mban gjithmonë. Jetofsh gjatë, dashnia ime. Dalshi faqebardhë Çlirimtarë e bashkë me ju faqebardhë dalt dhe lufta e lavdishme e UÇK-se!”, ka shkruar Gresa Krasniqi.

Në Gjykatën Speciale për krime të dyshuara lufte në Kosovë nisi më 3 prill procesi gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre ish-zyrtarëve të tjerë: Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Të katërtit – ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – u deklaruan të pafajshëm për akuzat që i ngarkojnë me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, e që lidhen me luftën e viteve 1998/99 në Kosovë. Për mbledhjen e provave, prokurorët thanë se kanë përdorur komunikata të UÇK-së, intervista televizive, dokumentarë, si dhe shënime personale, të gjetura në shtëpitë e disa prej të akuzuarve./21Media

Back to top button