Vajza e Naim Tërnavës i bashkohet AKR-së

Pacolli këtë aderim e quan përforcim i rëndësishëm për AKR…

Vajza e kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, Refiqe Tërnava i është bashkuar AKR-së. Presidenti i kësaj partie përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se Refiqe Tërnava do të jetë një vlerë e shtuar për AKR-në dhe Parlamentin e Kosovës.

Postimi i Pacollit:

Një përforcim i rëndësishëm për AKR…

AKR është edhe më e fortë sot. Nënat dhe familjet kosovare në përgjithësi do ta kenë një zë të fuqishëm në funksion të tyre.

Refiqe Tërnava do të jetë një vlerë e shtuar për AKR dhe parlamentin e Kosovës.

Refiqja është një zonjë, politologe me profesion më një edukat dhe kulturë të lartë.

Jam i sigurt që kjo zonjë e ka gjet shtëpinë e vet nga ku do ta jep kontributin e madhë per një të ardhme më të mirë. Ta bejmë Kosovën madhështore!/21Media

Back to top button