Vajza e plagosur në Kiev iu nënshtrua një operacioni

Një vajzë 7-vjeçare u plagos në Kiev kur një raketë ruse goditi një ndërtesë nëntë-katëshe në kryeqytetin e Ukrainës, në orët e para të së dielës.
Vajza u nxor nga rrënojat dhe u dërgua në spitalin kryesor të fëmijëve të qytetit, Ohmatdyt.
“Vajza ishte e vetëdijshme kur u shtrua në spital”, thonë mjekët e Ohmatdyt, duke shtuar se ajo kishte “plagë të shumta, mavijosje dhe gërvishtje”.
Ajo më vonë iu nënshtrua një operacioni dhe tani është në gjendje të qëndrueshme, raporton BBC.
“Jeta e saj nuk është në rrezik”, shtojnë mjekët nga Ohmatdyt./21Media

Back to top button