Vajza e Trump-it e shoqëruar nga Rama viziton muzeun në Tiranë

Ivanka Trump, vajza e ish presidentit amerikan, Donald Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner të shoqëruar nga presidenti shqiptar Edi Rama kanë vizituar Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Muzet në fund të vizitës z. Kushner la këtë shënim në Librin e Përshtypjeve:

“Ju falënderoj për mikpritjen kaq dashamirëse dhe që ndatë me ne historinë e shtypjes së Shqipërisë për ta kuptuar më mirë transformimin e jashtëzakonshëm, dëshmitarë të të cilit jemi ne sot. Le të mësojë dhe populli im nga ky muze që këto tmerre të mos përsëriten më!”.

Ndërsa Ivanka Trump u shpreh: “Faleminderit. Gjithë të mirat për të dy vendet tona Amerika & Shqipëria./21Media

Back to top button