Vajza “po i vulos” burrat që po i pëlqejnë

Pas disa “skenarësh të dështuar”, një vajzë 22-vjeçare beqare, ka vendosur të ndërrojë metodën e saj të kërkimit të të dashurit.
Melany Lloyd, 22 vjeçe, vendosi të bëhej kreative me linjat e saj të bisedave pas një periudhe njëvjeçare të beqarisë dhe një sërë ‘ skenarësh të dështuar takimesh’, transmeton rtv21.tv.
Ajo ka porositur një vulë me të dhënat e saj të kontaktit, në mënyrë që ajo të mund ta shtypë atë në krahët e burrave gjatë mbrëmjeve. Dhe ata që duan, mund ta kontaktojnë.
Vula i kushtoi 21 funte dhe aty janë përfshirë edhe llogaritë e saj në Snapchat dhe Instagram në mënyrë që burrat të mund të kontaktojnë.
Ajo thotë se e mori këtë veprim pasi ishte ngopur duke qenë beqare.
Vajza e cila jeton në Devizes në Wiltshire, arriti të vuloste 15 burra brenda një nate me aksesorin e saj të ri dhe taktika duket se funksionon.
“Miqtë e mi më inkurajuan të bëja këtë, ata thjesht menduan se do të ishte qesharake”, tha ajo./21Media

Back to top button