Vajza rrah nënën në Pejë

Një grua në Pejë raportohet se është rrahur nga vajza e saj.

Referuar raportit 24 orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në familje.

Ndërkaq palët pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

“Pejë 25.12.2024 – 19:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga vajza e saj e dyshuara femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /21Media

Back to top button