Vajza therë me thikë nënën në Fushë Kosovë

Një grua është arrestuar të martën në Fushë Kosovë pasi që dyshohet se ka sulmuar me thikë nënën e saj.

Siç njofton policia në raportin 24 orësh ngjarja është raportuar të martën rreth orës 01:45.

Bëhet e ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor derisa me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

 

Back to top button