Vajza viziton Jakup Krasniqin në Hagë: Ëndërruam përqafimin tënd
Gjykata Speciale ka filluar me lejimin e vizitave për familjarët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë duke u mbajtur në paraburgim.
I pari që ka takuar familjen e tij ishte Jakup Krasniqi. Gresa Krasniqi, e bija e Jakup Krasniqit, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar rreth takimit që ka pasur pas tetë muajsh me babain e saj.
Ajo përmes një postimi ka përshkruan momentet që po i përjetojnë si familje prej që kur prindi i tyre u arrestua dhe po mbahet në Hagë.
“Harruam dhimbjen, pritjet, vuajtjet. Jeta është e padrejtë me njerezit e mirë. Sa i mirë je ti babi, sa shumë padrejtësi durove. E kisha ëndrru këtë moment her në gjum e her me sy qel. Para pasqyrës, çdo mëngjes i përsërisja fjalët që do ti thoja, para teje u bëra e heshtur. Sa na kishe munguar! Sa e rënd ishte të shoh aty, por të pash më të fort se herave tjera, megjithese perballeshe me te tjera padrejtësi të pash më të buzëqeshur se herave tjera, mjekrra e bardhë që ti numron vitet plot vuajtje të ka bërë edhe më të pashem. Ti nuk thehesh babi, kisha lexuar shumë shkrime nga ish te burgosur, qe tregonin historit e tua sikur të një superheroi. U binda babi, ti nuk thehesh. Ti bëhesh më i fort, e kjo më gezoi. Sa na kishe munguar! E di, ti edhe njeherë i duhesh Kosovës dhe UÇK-se. Por, na duhesh edhe neve. Padrejtësia babi, vret më shumë se plumbi. U ç’mallem thua, po ky mall vështirë se kalon. Te duam”, ka shkruar e bija për babain.
Jakup Krasniqi po akuzohet për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit në Hagë.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale, hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.
Gjykata është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, por vepron në Hagë të Holandës./21Media