Vaksina antiCovid nuk shkakton sterilitet

Ide konspirative e shumë thashetheme të shumta kanë qarkulluar lidhur me efektet anësore të vaksinave antiCovid, duke thënë se kjo vaksinë mund të shkaktojë edhe sterilitet. Por, këto pretendime infektologu, Lul Rakai i ka muhuar duke i quajtur “rrena” e përralla”.
“Janë bërë hulumtime edhe në spermatozoide dhe është konstatuar se kurrëfarë ndryshime nuk ka në aftësinë riprodhuese, kjo është rrenë, mos i ngoni këto përralla”, u shpreh Raka gjatë intervistës në programin “Për ditë të mbarë” në RTV21.
Ndërkohë ai shtoi se ato që planifikojnë të mbesin shtatzënë mund ta marrin vaksinën pasi që nuk ka ndonjë problem./21Media

Back to top button