Vaksina anticovid: PO dozës së tretë!
Msh: Me dozën e tretë do të fillojmë në fund të këtij muaji ose në fillim të dhjetorit
Në këtë kohë kur vendi po përballet me variante të reja të Covid 19, specialistët e fushës theksojnë nevojën e domosdoshme për vaksinimin e qytetarëve edhe me dozën e tretë. Në Ministrinë e Shëndetësisë bënë të ditur se imunizimi i qytetarëve me dozën e tretë mund të fillojë në fund të këtij muaji apo në fillim të dhjetorit, pas vendimit të Komitetit për imunizim që pritet të merret gjatë këtyre ditëve.(Teksti: Valmire Hoti, kamera: Kushtrim Rrmoku)/21Media