Vaksina kundër lisë së majmunit merr dritën jeshile në Evropë
Komisioni Evropian ka miratuar sot përdorimin e vaksinës së lisë kundër lisë së majmunëve, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli linë e majmunëve emergjencë shëndetësore globale, njoftoi kompania Bavarian Nordic, prodhues i ilaçeve nga Danimarka.
“Komisioni Evropian ka zgjatur autorizimin e vaksinës së kompanisë për linë, Imvanex, për ta përfshirë në mbrojtjen kundër lisë së majmunëve, në linjë me rekomandimin e vëzhguesit shëndetësor të BE-së”, njoftoi kompania.
Miratimi vlen për 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian si dhe në Islandë, Litenshtajn dhe Norvegji, përcjell rtv21.tv
Vaksina është miratuar tashmë për përdorim kundër lisë së majmunëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.
Më 23 shkurt, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur linë e majmunëve emergjencë shëndetësore globale. Nga lia e majmunëve deri më tani janë prekur 16 mijë persona në 72 shtete të botës./21Media