Vaksinat: Alo Prishtina? Alo Tirana?


Vaksinimi i personelit mjekësor të Kosovës në Shqipëri:MSh ende si është përgjigjur ndihmës së Shqipërisë

Oda e Mjekëve të Kosovës ka pranuar një varg kërkesash nga mjekët për t’u vaksinuar në Shqipëri. Sipas kësaj Ode rreth 90% e mjekëve kanë deklaruar se do ta marrin vaksinën. Por pavarësisht thirrjes për vaksinimin në Shqipëri, Kosova ende nuk ka shprehur gatishmërinë për dërgimin e personelit shëndetësorë për t’u vaksinuar. Në Odën e Mjekëve të Kosovës vlerësojnë se mosvaksnimi i personelit shëndetësorë në Shqipëri, po ndodhë për inate institucionale. Kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës që sa më parë të dërgojë personelin mjekësorë për vaksinim në Shqipëri.(Teksti-Valmire Hoti, kamera: Lulzim Fana)/21Media

Back to top button