Vaksinat kanë parandaluar rreth 10 milionë vdekje

“Parandalo, mbroj dhe imunizo”

Në fillimin e Javës Botërore të Imunizimit u tha se shëndetësia kosovare ka shënuar sukses sa i përket imunizimit. Në një konferencë për media u tha se në Kosovë 79 përqind e fëmijëve në moshën 24 deri 35 muaj janë të vaksinuar plotësisht.

Por që mbulimii imunizimit mbetet shumë më i ulët në mesin e komuniteteve, ku vetëm një në tre fëmijë të kësaj moshe janë të vaksinuar nga komunitetet pakicë.
Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, tha se programi i imunizimit dhe vetë imunizimi si proces është një nga storiet e shumta të suksesit që ka shëndetësia kosovare. Sipas tij, kjo është rezultat i një pune të madhe që është bërë me angazhim duke filluar nga Ministra e Shëndetësisë si dhe kontributi i pamohueshëm i organizatave partnere.

Ministri Rrahmani tha se po punojnë që edhe grupet e pakicave të kyçen më tepër në programin e imunizimit.
“Kosova ka qenë në trend të shteteve të suksesshme në këtë program dhe ende po mbetet një nga vendet të cilat kanë shkallë të lartë të imunizimit të fëmijëve. Në po punojmë shumë që edhe grupet e cenueshme sidomos të pakicave rom, egjiptian dhe ashkali të i kyqim më tepër në programin e imunizimit dhe fëmijët të vaksinuar të arrijnë përqindjen komunitetit shumicë”, tha ai.
Ai tha se Ministria e Shëndetësisë do të ketë si pritoritet zhvillimin e programit të vaksinimit.

Ndërsa, zëvendësshefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, James Mugaju, tha se java e imunizimit është një mundësi e mirë për të përsëritur rëndësinë e vaksinimit dhe mbrojtjes së fëmijëve.

Tani në Kosovë sipas të dhënave në Kosovë 79 përqind të fëmijëve në moshë 24-35 muaj janë të vaksinuar plotësisht. Përderisa vetëm një në tre fëmijë të kësaj grup moshe janë të vaksinuar plotësisht nga etnitetet tjera, apo nga komunitetet rom, ashkalinj dhe egjepitan. Progresi është shumë i mirë por ende kemi për të bërë, e posaçërisht parë etnicitetet apo grupet minoritare, për të mbyllur gapin e pabarazisë”, tha ai.

Kurse, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, tha se këtë vit motoja e javës së imunizimit është “Parandalo, mbroj dhe imunizo” me qëllim të ngritjes së vetëdijes për imunizim.

Ardita Tahirukaj ushtruese detyre e shefes së Zyrës së OBSH-së, tha se Java e Imunizimit ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e imunizimit për shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve.

Kurse, koordinatorja e Programit të Imunizimit, Isme Humolli, tha se të dy programet, programi i zgjeruar i imunizimit dhe programi kombëtar i imunizimit pasurojnë në vazhdimësi me vaksina të reja, varësisht nga situata epidemiologjike.
“Të dy programet, programi i zgjeruar dhe programi kombëtar i imunizimit janë dinamike dhe pasurojnë në vazhdimësi me vaksina të reja varësisht nga situata epidemiologjike me sëmundje të caktuara. Në Kosovë prej 6 vaksinave sot jepen 10 vaksina apo 10 antigjene të ndryshme. Sipas programit kombëtarë të imunizimit në Kosovë vaksinohen fëmijët prej 0 deri 18 vjeç, kjo është sipas kalendarit të vaksinimit”, tha ajo.

Java Botërore e Imunizimit ka filluar sot me 24 prill dhe do të zgjasë deri me 30 prill 2017.

Back to top button