Vaksinohen edhe 11 mijë e 291 persona në Kosovë

 
Në 24 orët e fundit janë dhënë 11 mijë e 291 doza të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë.
Kështu ka njoftuar ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.468.152 doza të vaksinës. Deri më sot 641.772 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSH.
35 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Kosovë sot, nga 2.193 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë viktimë./21Media

Back to top button