Vaksinohet Papa Françesku

 

 

Papa Françesku dhe paraardhësi i tij, Benedikti XVI, kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit, njoftoi Vatikani të enjten.

Sipas programit të vaksinimit të Vatikanit të nisur të mërkurën, “doza e parë e vaksinës COVID-19 i është dhënë Papa Françeskut”, tha zëdhënësi Matteo Bruni.

Ish-udhëheqësi i Selisë së Shenjtë, Papa Benedikti, 93 vjeç, u vaksinua të enjten në mëngjes, por nuk është njoftuar se me cilën vaksinë janë imunizuar.

Ndryshe, Papa, 84 vjeç, ka folur më herët për rëndësinë e vaksinimit në luftën kundër COVID-19.

Në një intervistë të transmetuar gjatë fundjavës, Papa Françesku u bëri thirrje njerëzve që të bënin vaksinën.

Ndërsa në mesazhin e tij të Krishtlindjes, vitin e kaluar, Papa Françesku gjithashtu bëri thirrje që vaksinat të vihen në dispozicion në të gjithë globin, jo vetëm në vendet e pasura.

Back to top button