Kaloni te përmbajtja kryesore

”Vaksinohuni përndryshe mësimi në shtator nuk fillon me orar të rregullt”

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka ftuar qytetarët të vaksinohen. Ai përmes një postimi në ”Facebook” ka shkruajtur se nëse nuk vaksinohemi mësimi në shtator nuk fillon me orar të rregullt, ekonomia mbyllet dhe të gjithë pësojmë.
Sipas Hotit në spitale mund të kthehen pamjet me pacientë që luftojnë për jetë.
”Lutje për të gjithë për vaksinim. Ajo që është më e dhimbshme, në spitale mund të kthehen pamjet me pacientë të shumtë që luftojnë për jetë, me mjekë e infermierë të stërmunduar për të shpëtuar jetë, me shifra ditore të frikshme nga IKShP për rastet e reja dhe rastet me fatalitet’’, ka shkruar Hoti në ”Facebook”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button