Valbona pa drita e nën pushtetin e stuhisë së borës

 

 

Dëbora dhe akulli ka izoluar Luginë ne Valbonës në Tropojë.

Ngricat e bëjnë thuajse të pamundur kalimin me automjet apo dhe me mjete të tjera.

Stuhia e debores dhe era e fortë ka dëmtuar linjat elektrike ndaj zona mbetet herë pas here pa energji elektrike.

Banorët shprehen se prej datës 28 dhjetor po përjetojnë reshje dëbore dhe probleme me energjinë.

“Nuk mbahet mend një mot i tillë. Që prej datës 28 dhjetor punojmë ditën dhe natën na e rrëzon akulli”, thotë një elektriçist.

Gjithçka e vështirësojnë temepraturat e ulëta që shkojnë deri në -17 gradë.

Edhe në Lëpushë situate është e njëjtë. Prej disa ditësh është e izoluar dhe pa energji elektrike.

Apeli i banorëve shkon drejt bashkisë së Malisësisë së Madhe prej së cilës kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme./oranews

 

Back to top button