Valixhe e dyshimtë në Ferizaj, Policia jep detaje
Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt sot rreth orës 10:12 kanë pranuar një informatë se në rrugën “Sali Çeku” në afërsi të një ndërtese të banimit në Ferizaj është një valixhe e dyshimtë.
Për rtv21.tv rastin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë, të cilët fillimisht kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Njëkohësisht Janë njoftuar ekipet përkatëse të deminimit të policisë, të cilët pritet të dalin së shpejti në vendin e ngjarjes.
Ai gjithashtu tha se për informata shtesë do të njoftoheni me kohë./21Media