Valza Zhegrova publikoi pamje të reja nga kanagjeqi

Valza Zhegrovën së shpejti do e shohim të veshur me fustanin e nusërisë, ajo dhe i fejuari i saj Nazmi Vërtopi po martohen.
Artistja javën e kaluar ka organizuar festën e vajzave, apo siç njihet “Kanagjeqi”, e pamje nga festa Valza ka publikuar sot në Instagram.

Me veshje tradicionale, Valza shkëlqente si nuse, shkruan rtv21.tv
Valza Zhegrova në muajin prill ka marrë propozim për martesë nga i fejuari i saj, Nazmi Vërtopi.
Kujtojmë se, Valza  vitin 2020 e ka përfunduar karrierën në muzikë dhe se dëshiron të vazhdojë studimet në Belgjikë./21Media

Back to top button