Vanessa Bryant kërkon miliona dollarë për rrjedhjen e fotografive të aksidentit të Kobe

Vanessa Bryant ka thënë se ka pasur sulm paniku pasi pa fotot e rrëzimit të helikopterit ku vdiqën bashkëshorti dhe vajza e saj, ishin shpërndarë gjithandej.
“Unë prisja që të kishin më shumë dhembshuri”, ka thënë Vanessa.
40 vjeçarja po kërkon miliona dollarë për shqetësimin emocional që i kanë shkaktuar.
Kobe Bryant, Gianna Bryant dhe gjashtë miq të familjes vdiqën kur helikopteri i tyre u rrëzua në Thousan Oaks, Kaliforni në janar të vitit 2020.
Një raport i Los Angeles Times pretendon se punonjësit e qarkut kanë marrë foto në vendin e ngjarjes dhe i kanë shpërndarë te të tjerët dhe kjo gjë i ka zemëruar familjet e viktimave.
Nëntorin e kaluar, qarku ranë dakord t’i paguanin 2.5 milionë dollarë për shqetësimin emocional të shkaktuar dy familjeve që humbën të afërmit e tyre në aksident, por Bryant refuzoi.
Padia e saj u bë bashkë me Chris Chester i cili humbi gruan e tij dhe vajzën në të njëjtin aksident.
Duke qarë, 40 vjeçarja tha se ishte në shtëpi me fëmijët e saj të tjerë, kur lexoi historinë e LA Times.
Ajo ka thënë se ishte ndjerë “e verbëruar, e shkatërruar, e lënduar dhe e tradhtuar” nga këto lajme dhe se “jeton me frikën e përditshme se këto imazhe do të shfaqën në rrjete sociale”.
“Nuk dua t’i shoh kurrë këto fotografi. Dua t’i kujtoj burrin dhe vajzën time ashtu siç kanë qenë”, u shpreh Bryant./21Media

Back to top button