Vanessa Hudgens dhe bashkëshorti i saj bëhen prindër për herë të dytë

Vanessa Hudgens dhe bashkëshorti i saj, Cole Tucker, janë bërë prindër për herë të dytë, duke mirëpritur anëtarin më të ri të familjes së tyre.

Aktorja e njoftoi lajmin përmes një postimi në Instagram, ku publikoi një foto nga spitali në të cilën shfaqet, duke mbajtur dorën e bashkëshortit të saj.

“Epo… ia dola. Kam një fëmijë tjetër. Çfarë udhëtimi i çmendur ka qenë. Një përshëndetje për të gjitha nënat. Është vërtet e mahnitshme se çfarë mund të bëjnë trupat tanë”, shkroi ajo krahas fotos sw postuar. Ndërkohw ende nuk janë publikuar detaje të mëtejshme rreth gjinisë ose emrit të bebit.

Vanessa Hudgens dhe Cole Tucker u bënë prindër për here të parë në korrik 2024, një djalë, emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga çifti. Një vit më vonë, aktorja 36-vjeçare njoftoi shtatzëninë e saj të dytë përmes një seti fotografik.

Back to top button