​VAR-i ‘shpëton’ United nga humbja me Evertonin

Zjarri i madh në ndeshjen hapëse të xhiros së 26-të të së shtunës në Premier Ligë.

Në fund, Everton dhe Manchester United ndanë pikët duke barazuar me rezultat 2:2.

Ekipi vendës nisi mirë takimin me dy gola të shënuar brenda gjysmë ore – Beto 13’ dhe Abdoulaye Doucoure 33’.

Mysafirët u rikthyen me golat e Bruno Fernandez në minutën e 72-të dhe Manuel Ugarte dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim mund të falënderojë fatin e pastër dhe një vendim krejtësisht të diskutueshëm nga gjyqtari dhe sistemi VAR.

Gjyqtari akordoi penallti pasi Matthijs de Ligt rrëzoi Ashley Young, por pas konsultimit me VAR, ai vendosi ta anulojë vendimin.

Manchester United pas këtij barazimi renditet në pozitën e 15-të të tabelës me 30 pikë, ndërsa Everton një pozitë më lart me një pikë më shumë.

Back to top button