VAR ka arritur në Kosovë

 
Edicioni i ri i Superligës së Kosovës në futboll do të ndihmohet edhe përmes sistemit teknologjik VAR.
Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës lëshoi një paralajmërim përmes një video të shkurtër për ardhjen e kësaj teknologjie edhe në futbollin kosovar.
Por, Sekretari i FFK-së Eroll Salihu ka thënë se tashmë në Kosovë kanë arritur tri makina me këtë teknologji dhe testimet e tyre po bëhen në kampion stërvitor në Hajvali.
“Po, tashmë i kemi tri makina me teknologjinë VAR këtu në Prishtinë dhe jemi duke e testuar atë në disa ndeshje provuese.”, ka thënë Salihu./kp

Back to top button