“Varet nga Kushtetuesja”, Rashiq nuk e përjashton mundësinë se do të kandidojë sërish për nënkryetar

(Lajm i përditësuar)


Rashiq për anëtarët e Listës Serbe: Janë si rob, nuk guxojnë as të më përshendesin

Nenad Rashiq  Partia serbe Za Slobodu Pravdu i Ostanak (SPO)  tha se nuk ka komunikim me Listës Serbe.

Në një intervistë për RTV21 ai tha se anëtarët e kësaj partie nuk po kanë guxim as t’i japin atij një përshëndetje.

“Në momentin kur iu them unë një send ata si në ushtri këqyrshin në  një anë tjetër t’u mos guxuar ta tregojnë as mirëmëngjesin, mirëdita as kurrgjë hiç. Unë i kuptoj ata nuk janë të përzgjedhur ata janë të emëruar. Se kur vjen koha se kush do të jetë në lsitë dihet se kush shkojnë”, tha ai.

Kur u pyet se nga kush janë emëruar, Rashiq nuk përmendi emra po tha nga eminenca jo  hijes por e zezë që po e udhëheq Listën Serbe.

“Është një tregim i vjetër, por megjithatë një dëshpërim personal sepse me disa prej tyre kam bashkëpunuar, njihemi ashtu, kur e shoh që nuk guxojnë as mirëmëngjesi të më tregojnë kjo po iu tregojnë se në çfarë gjendje janë ata, janë si servil, si rob që iu thnë bëni çka ju them dhe asgjë tjetër.”, u shpreh Rashiq


Rashiq për mundësinë e zgjedhjes nënkryetar: Nuk jam aq optimist si herë e parë, mendova se ishte lehtë

Nenad Rashiq  Partia serbe Za Slobodu Pravdu i Ostanak (SPO),  është shprehur skeptik se do të marrë votat e partive tjera shqiptare përveç LVV-së nëse do të kandidonte sërish për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

“Kam qenë optimist…por nuk jam aq optimist si herën e parë, mund të ndodh i njëjti skenar mendova se do të ishte lehtë që të pranohem si kandidat”, tha ai për RTV21.


“Varet nga Kushtetuesja”, Rashiq nuk e përjashton mundësinë se do të kandidojë sërish për nënkryetar

Nenad Rashiq nga Partia serbe Za Slobodu Pravdu i Ostanak (SPO) nuk e ka përjashtuar mundësinë se do të kandidojë sërish për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Ai në një intervistë për RTV21 tha se kjo do të varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Kjo pasi që siç tha ajo nuk e konsideron Listën Serbe si përfaqësues adekuat të serbëve të Kosovës, duke shtuar se shumicën e marrin përmes formave brutale.  Kurse për veten tha se është për të ardhmen e serbëve në Kosovë.

“Nëse Gjykata Kushtetuese ma mundëson që kam të drejtë të kandidojë, unë besoj që do të jem kandidati. Por nëse Gjykata Kushtetuese thotë ekskluzivisht vetëm partia më e madhe serbe mund ta kandidojë një kandidat atëherë unë besoj që në atë rast do të tërhiqem prej garës, e pranoj vendimin e Gjykatës.”, tha ai./21Media

Back to top button