Varhely për deklaratat e Michel se BE-ja është e gatshme për zgjerim në vitin 2030: S’është çështje datash

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, tha sot se njoftimi i Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, për zgjerimin e mundshëm të Bashkimit Evropian në vitin 2030 është i mirëpritur, por tha se nuk është një çështje datash, por vullneti dhe rezultatesh.

Duke komentuar deklaratën e Michel se Bashkimi Evropian duhet të jetë gati për zgjerim deri në vitin 2030, duke përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor, Varhelyi tha se Komisioni Evropian ka qenë gjithmonë i gatshëm të paraqesë çdo propozim që do të çonte në këtë, përcjell portali rtv21.tv

“Nëse ky është një mesazh nga Këshilli Evropian se ai dëshiron të përfshihet më në fund dhe të bëjë një hap të madh për të arritur zgjerimin, ky është një lajm i mirëpritur. Unë mendoj se çështja e zgjerimit nuk është çështje e datës, por çështja e vullnetit dhe përmbushjes së parakushteve nga ana e BE-së, por edhe nga vendet partnere në Ballkanin Perëndimor apo tre kandidatë për anëtarësim”, tha Varhelyi në një deklaratë para fillimit të takimit jozyrtar të ministrave të jashtëm të BE-së në Toledo.

 

 

Back to top button