Varianti Omicron: Dyfishohen rastet në 24 orë në Afrikë të Jugut

Varianti i ri i koronavirusit Omicron tani është bërë dominant në Afrikën e Jugut.
Rreth 11,500 raste të reja me variantin Omicron janë regjistruar në shifrat më të fundit ditore.
Kjo është një rritje shumë e lartë nga 8,500 rastet e konfirmuara një ditë më parë.
Infeksionet ditore ishin mesatarisht midis 200 dhe 300 në mes të nëntorit.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Omicron tani është zbuluar në të paktën 24 vende të botës.
Njerëzit e infektuar më parë me variante të tjera të koronavirusit nuk duket se janë të mbrojtur kundër Omicron, por vaksinat ende besohet se mbrojnë kundër sëmundjeve të rënda.
Kujtojmë se, pas Afrikës së Jugut e Holandës, edhe Brazili e Japonia raportuan për rastet e para të të infektuarve me Omicron, ndërkaq sot u konfirmua një rast edhe në SHBA./21Media

Back to top button