Varri i harruar i Leze Qenës – “U shua me skenën, u harrua në dhe”

Një pamje e dhimbshme ku shihet varri i aktores së madhe Leze Qena, i lënë në harresë, pa emër, pa kujdes, pa një shenjë që tregon se aty prehet një ndër figurat më të dashura të artit skenik shqiptar.

Aktorja që na bëri të qeshim dhe të qajmë për dekada, që jetoi për publikun, për rolet e saj dhe për teatrin, sot duket se po harrohet. Varri i saj, i thjeshtë dhe i mbuluar nga dheu, pa asnjë mbishkrim, flet më shumë se çdo fjalë – flet për një shoqëri që harron shpejt, për një sistem që nuk kujdeset për ata që i dhanë shpirtin kulturës.

Leze Qena nuk ishte thjesht aktore. Ajo ishte simbol i gjallë i teatrit, ikonë e ekranit dhe nënë shpirtërore për shumë breza. Ishte zëri, fytyra dhe zemra e shumë roleve që mbeten të paharruara. Por pikërisht ajo, që dhuroi gjithçka, sot po prehet në një qetësi të trishtë e të lënë pas dore.

Ky nuk është vetëm një apel për familjarët apo institucionet – është një thirrje për të gjithë ne, si shoqëri. Të mos harrojmë, të mos lëmë në heshtje ata që na dhanë kujtime të çmuara.

Leze Qena meriton më shumë. Meritonte një varr që flet, që tregon madhështinë e shpirtit të saj. Ndërsa ky imazh i tronditës do të duhej të na zgjonte ndërgjegjen, që të mos e lejojmë kurrë më që kujtimi i dikujt si ajo – të mbulohet me pluhurin e harresës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)

Back to top button