Vasfije Krasniqi dhuron mbi 1 mijë euro për Fondin e Sigurisë

Ministria e Financave ka njoftuar se sot ka hapur llogarinë bankare për pranimin e fondeve që do të dedikohen për siguri, në kuadër të Fondit të Sigurisë.

Kontribut në këtë fond dhuroi edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi.

Në një postim në Facebook ajo ka treguar se dhuroi 1 mijë e 346 mijë euro e 75 cent për Fondin e Sigurisë së FSK-së.


 

Donacionet e para për të forcuar sigurinë shtetërore kanë filluar menjëherë pas njoftimit për themelimin e këtij fondi. Deputetë, politikan, e artistë kanë njoftuar se do japin kontribut për sigurinë shtetërore./21Media
Back to top button