Vasfije Krasniqi Goodman: Drejtësi për motrën time, dhunuesit ne burg

Krasniqi Goodman solidarizohet me protestuesit

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman, është solidarizuar me protestuesit e sotëm të cilët kanë protestuar para Policisë për rastin e keqtrajtimit seksual të së miturës në Drenas.

Krasniqi Goodman ka kërkuar drejtësi për viktimën: Sa kisha dashur te jem sot me ju për te protestuar kundër dhunuesit dhe ngritur zërin për drejtësi dhe ndëshkim te kriminelit. #Drejtësi për motren time dhe vajza tjera. #Dhunuesit ne burg”, ka shkruar Goodman në Facebook.

Protesta e sotme përfundoi me thirrjen që nesër t’i bashkohen protestës në Drenas. Para stacionit të Policisë ishin mbledhur qytetarë të shumtë, ndër ta shoqëri civile, gazetarë e deputetë të

Kuvendit të Kosovës. Ditën e martë në media u raportua se e mitura nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht nga profesori SH. XH dhe nga hetuesi policor V. V, ky i fundit e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar që të abortojë.  Ndaj policit,  i cili është arrestuar, aktualisht është duke u zhvilluar seancë dëgjimore, ndërsa sot është arrestuar edhe mësimdhënësi SH. XH ./21Media

Back to top button