Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi në fillim të shtatorit
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se kanë nisur përgatitjet për takimin e radhës në nivel kryenegociatorësh.
Lajçak ka thënë se diskutimet kanë qenë thelbësore për takimin mes delegacioneve që pritet të zhvillohet në fillim të shtatorit.
“Sot, kam pasur diskutime thelbësore të veçanta me Zëvendëskryeministrin e Parë të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe me Drejtorin e zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, në lidhje me përgatitjet për takimin e ardhshëm të dialogut në nivel kryenegociatorësh në fillim të shtatorit”, ka shkruar Lajçaku në Twitter.
Today, I had substantive separate discussions with First Deputy Prime Minister of Kosovo, Besnik Bislimi, and with the Director of the Serbian office for Kosovo, Petar Petkovic, about the preparations for the next Dialogue meeting on Chief negotiators-level in early September.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 26, 2021
Takimi i fundit mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit është mbajtur në muajin korrik./21Media